Urdhri i Stomatologut shtrenjton shërbimet bazë te dentisti

schedule18:46 - 24 Janar, 2019

schedule 18:46 - 24 Janar, 2019

Një vendim i Urdhrit të Stomatologëve që rritçmimet e shërbimeve bazë të dentistëve ka shkaktuar debat. PD e denoncoi si të paligjshëm, e Ministria e Shëndetësisë iu kundërvu vendimit.

Urdhri i Stomatologut në një mbledhje të Asamblese Kombëtare ka miratuar listën e re të çmimeve dysheme të shërbimit në klinikat dentale. Kjo listë çmimesh sipas urdhërit të stomatologut ka hyrë në fuqi në fillim të  2019 dhe të gjithë mjekët stomatologë, pjesë  e këtij  urdhëri, janë të detyruar ta zbatojnë.

Në listën që i është bërë e ditur Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për t’u implementuar në kasat fiskale, shihet se  çmimet për shërbimet  të dentisti rriten nga 60 deri në100%.

Ministria e Shëndetësisë reagon kundër këtij vendim duke sqaruar se nuk është në tagrin e Urdhrit të Stomatologut caktimi i çmimeve dysheme. Ndaj ky vendim, sipas  Ministrisë së Shëndetësisë, është i paaplikueshëm.

Edhe Partia Demokratike e ka konsideruar një vendim të paprecedentë, të paligjshëm dhe abuziv nga ana e Urdhrit të Stomatologut.

Bardh Spahia, nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë tha: “Me një vendim të paprecedentë të paligjshëm dhe abuziv precedenti i Urdhërit të Stomatologut Nikoll Deda, kandidati për deputet i Edi Ramas në Pukë urdhëron dentistët të rrisin gati dyfish çmimet për gati 13 shërbime. Është në shkelje të plotë të ligjit për Urdhërin e Stomatologut i cili nuk i jep asnjë të drejtë urdhërit të vendosë çmime për shërbimin që dentistët u japin qytetarëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!