Urdhri i Putin, ushtria ruse do të bëhet e dyta më e madhe në botë

schedule16:17 - 17 Shtator, 2024

schedule 16:17 - 17 Shtator, 2024

Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse të zgjerohet me 180,000 trupa, sipas një deklarate nga Kremlini. Kjo do të thotë se ushtria do të përbëhet nga 1.5 milionë ushtarakë aktivë, duke u bërë i dyti në përmasa vetëm pas ushtrisë kineze, shkruan Sky News.

Një rritje e tillë do të thotë gjithashtu se Rusia do të kalojë Shtetet e Bashkuara dhe Indinë, sipas të dhënave ngaInstituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

“Kjo është për shkak të numrit të kërcënimeve që ekzistojnë për vendin tonë përgjatë perimetrit të kufijve tanë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Kjo është shkaktuar nga mjedisi jashtëzakonisht armiqësor në kufijtë tanë perëndimorë dhe paqëndrueshmëria në kufijtë tanë lindorë. Kjo kërkon që të merren masat e duhura”, shtoi ai.

Kjo është hera e tretë që Vladimir Putin zgjeron ushtrinë ruse që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!