Urdhri i Farmacistëve bie dakord me FSDKSH

schedule16:00 - 14 Maj, 2018

schedule 16:00 - 14 Maj, 2018

Urdhri i Farmacistëve deklaroi se ka gjetur një marrëveshje me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor lidhur me disa çështje. Të dy palët kanë rënë dakord të gjendet një rrugë e mesme për kontratat e punës dhe kushtet që penalizojnë farmacitë.

Për rreth tri orë shumë farmaci në disa rrethe të vendit, me kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nuk i kanë shërbyer pacientëve, një formë kundërshtimi kjo për kontratat që duhet të lidhnin me këtë institucion. Ndërsa farmacistët  erdhën në Tiranë, ku kishin planifikuar të protestonin përpara Kryeministrisë.

Por vendimi i marrë nga drejtori i Fondit i bëri t’i ndryshojnë plan.

“Pas bisedimeve disa ditore që kemi kryer me përfaqësuesit e Urdhërit të Farmacistit, ne kemi mbërritur në një të mesme të përbashkët. Ka patur dakordësi dhe mirëkuptim, si dhe lëshime aty ku ishte e nevojshme dhe ku nuk prekeshin ato që ne i konsiderojmë parime të pacënueshme, në interes të pacientëve që përfitojnë nga rimbursimi I barnave”.

Dakordësi mes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe farmacistëve është arritur për katër çështje të kontestuara ndër 30 nene që përmban kontrata.

Vendimin farmacistëve ja bëri të ditur Presidentja e Urdhrit.

 “Në dakordësi të plotë diferencat në minus u hoqën, në dakordësi u la të ngrihet menjëherë një grup pune me kryesimin e drejtorit të Fondit ku në përbërje të tij do të jenë përfaqësues nga rrjeti i hapur që të gjendet një akt përpilimi për të gjetur formën e rimbursimit të farmacisë për dëmin që i shkaktohet”

Farmacistët do të presin zbardhjen e kontratës deri më 18 maj dhe në rast se ato vërejnë se nuk janë pasqyruar ndryshimet do t’i rikthehen protestave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!