Jo vetëm tifozët që do të jenë të pranishëm në stadiume, tani do të vaksinohen edhe lojtarët dhe stafet teknik të skuadrave të Premier League.
FA ka marrë një pozicionim zyrtar në lidhje me betejën kundër koronavirusit, që vazhdon të infektojë dhe marrë jetë njerëzish.
Sezoni i ri i Premier League fillon në mesin e muajit gusht dhe deri atëherë të gjithë futbollistët duhet të kenë marrë dozën e parë të vaksinës.
Për momentin, vetëm dy klube të elitës së futbollit ishullor e kanë mbyllur procesin e plotë të vaksinimit.
Klubet e tjera duhet të kryejnë edhe dozën e dytë të vaksinës deri më 1 tetor, që është afati i fundit për përmbushjen e detyrimit vaksinor. /abcnews.al