Urdhër ekstravangant: Burrave mbi 40 vjeç iu ndalohet të lyejnë flokët

schedule12:56 - 6 Shkurt, 2020

schedule 12:56 - 6 Shkurt, 2020

Në një provincë në Turkmenistan, Lebap, nënpunësve publikë të gjinisë mashkullore mbi 40 vjeç iu ndalohet të lyejnë flokët me ngjyrë të zezë. Në të njëjtën kohë ata që i kanë në ngjyrë të zezë natyrale iu është kërkuar që t’i zbardhin pak.

Lajmi është konfirmuar nga një korrespondent i “Radio Azatlik”, pjesë e “Radio Europa e Lirë”. Urdhëri ekstravagant është dhënë në prag të një vizite të presidentit të vendit në zonë. Kreu i shtetit më parë i lyente flokët me ngjyrë të zezë, por prej pak kohësh ka ndryshuar pamje duke treguar ngjyrën natyrale të flokëve, pra të thinjur. Që kur në muajin gusht të 2018-ës, presidenti i vendit u shfaq me pamjen e re, parukierëve iu ndalua që të aplikonin ngjyrën e zezë tek meshkujt.

Por në të kaluarën kur vetë presidenti lyente flokët edhe nënpunësit publikë ishin të detyruar të bënin të njëjtën gjë. Gjithnjë sipas korrespondentit të radios “Azatlik”në zonë do të lejohen vetëm burrat e thinjur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!