Udhëtimi i pasagjerëve në disa linja urbane në kryeqytet ishte i veçantë. Qytetarët shijuan koncert live nga artistët e Ansamblit në kuadër të muajit të muzikës. “Urbani i muzikës”, iniciativë e Ministrisë së Kulturës do të vazhdojë deri më 30 qershor.
Kanë mbetur pak ditë nga mbyllja e muajit të muzikës. Urbani i muzikës vazhdon pas herës së parë në linjën e Kinostudios. Artistët priten jo, pak por 60 minuta në stacionin tek Parku Rinia, pasi autobusë ishin plot me pasagjerë dhe nuk kishte hapësirën e nevojshme që ata të interpretonin.
Më pas ndryshuan urban, në linjën e Kristalit. Qytetarët shijuan ritmet e muzikës.
Për këta udhëtarë kjo ishte një ditë ndryshe, por mjaft interesante, madje do të donin që aktivitete të tilla të përsëriteshin më shpesh.
Muzikantët nuk preferuan të shprehen, vendin e fjalëve e zunë tingujt muzikorë, të cilet u shijuan nga qytetarët e pranishëm në autobus .
Kjo ide mori jetë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do ta vazhdojnë me linja të ndryshëm të urbanit deri më 30 qershor. /ABC news Albania 24/7

