Uragani Otis godet Meksikën, raportohen dëme të mëdha

schedule09:16 - 26 Tetor, 2023

schedule 09:16 - 26 Tetor, 2023

Qyteti i famshëm i Acapulco, në jugperëndim të Meksikës, pësoi dëme të shumta, pas goditjes nga uragani Otis. Si pasojë e uraganit, qyteti mbeti pa ujë dhe energji elektrike. Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Situata ishte veçanërisht e vështirë për turistët dhe vizitorët, të cilët nuk mund të largoheshin dhe as të komunikonin me të afërmit e tyre. Sitlali Portillo, menaxher i një prone që normalisht mirëpret turistët, foli për “dëme katastrofike”.

“Ne nuk kemi ujë, nuk kemi energji elektrike, por jemi të sigurt,” shtoi ai, duke folur për rrjetin televiziv meksikan Televisa.

Ndërtesa po dridhej “sikur të kishte një tërmet”, shtoi ai.

Uraganët e Atlantikut tani kanë më shumë se dy herë më shumë gjasa se më parë që të intensifikohen me shpejtësi nga stuhitë e vogla në sisteme të fuqishme dhe katastrofike të motit, sipas shkencëtarit amerikan të klimës Andra Garner.

Rritja e shpejtësisë së erës së Otis për 12 orë shënoi intensifikimin më të shpejtë në zonë që nga viti 1966, sipas studiuesit të uraganit Phil Klotzbach.

/abcnews.al