Uragani Idalia shkakton përmbytje në Xhorxhia dhe Florida

schedule19:36 - 30 Gusht, 2023

schedule 19:36 - 30 Gusht, 2023

Uragani Idalia që goditi sot Floridën me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje “kërcënuese për banorët” tani ka prekur shtetin e Xhorxhias.

Stuhia u dobësua pasi arriti në rajonin Big Bend, por ende po shkakton dëme të konsiderueshme.

Më shumë se 1.5 milion banorë u urdhëruan të evakuoheshin dhe të largoheshin menjëherë që në lajmërimin e parë.

“Largohu dhe mos merrni asgjë si të mirëqenë. Mos e vendosni jetën tuaj në rrezik” tha guvernatori i Floridës.

Në qytet rrugët janë përmbytur dhe Qendra Kombëtare e Uraganeve (NHC) tha se Idalia paraqet rrezik për “përmbytje kërcënuese për jetën, nga rritja e ujit që lëviz nga vija bregdetare”.

Ndërsa uragani goditi Xhorxhinë jugore, më shumë se 300,000 klientë në Florida dhe Gjeorgji kanë humbur energjinë, sipas faqes së internetit të ndjekjes PowerOutage.us.

Erërat e dëmshme po e shtyjnë ujin e detit në brendësi të vijës bregdetare të Big Bend, megjithëse shpejtësia e erës është ulur në rreth 90 mph (150 km/h), sipas NHC.

Më herët të mërkurën, Idalia u intensifikua në një uragan të kategorisë së katërt – me shpejtësi të erës prej rreth 130 mph (215 km/h) – përpara se të dobësohej dhe të “zbriste” në tokë në Keaton Beach.

Sipas NHC, asnjë uragan i madh nuk ka prekur atë pjesë të Floridës veriperëndimore që nga viti 1851.

“Për disa komunitete, kjo ndoshta do të jetë më e keqe se sa ata e parashikojnë, sepse kaq pak njerëz e kuptojnë fuqinë e një uragani të madh,” i tha BBC-së Jamie Rome, zëvendësdrejtor i Qendrës Kombëtare të Uraganeve.

Të paktën 30 nga 67 qarqet e Floridës ishin nën urdhra evakuimi që nga e mërkura, duke përfshirë 18 urdhra të detyrueshëm në qarqet perëndimore dhe qendrore.

Aeroportet kryesore dhe atraksionet turistike duke përfshirë Walt Disney World kanë pezulluar gjithashtu aktivitetet.

Edhe pse erërat do të ulin shpejtësinë,  Idalia pritet të sjellë shira të dendur dhe përmbytje në Xhorxhi dhe Karolinën Jugore.

Sezoni i uraganeve të Atlantikut 2023 parashikohet të jetë më aktiv se mesatarja.

Ndikimi i ndryshimit të klimës në frekuencën e stuhive tropikale është ende i paqartë, por temperaturat e rritura të sipërfaqes së detit ngrohin ajrin sipër dhe bëjnë më shumë energji të disponueshme për të nxitur uraganet.

Si rezultat, ato ka të ngjarë të jenë më intensive me reshje më ekstreme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!