E ardhmja e Vinicius Junior, pavarësisht stuhisë që pësoi braziliani si pasojë e ofendimeve të rënda raciste të dielën ndaj Valencias, do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid me siguri të plotë dhe vazhdimësia e tij në Bernabeu nuk është në rrezik.
Vetë Carlo Ancelotti e bëri të qartë për mediat të martën.
“Vinicius e do futbollin dhe ai e do Real Madrid. Dashuria e tij për këtë klub është e madhe dhe ai dëshiron të bëjë karrierë këtu. Nuk mendoj se ai po mendon të largohet.”
Sipas “AS”, ylli brazilian siguroi agjentët e tij këtë javë, të cilët ishin shumë të shqetësuar për spiralen e ofendimeve raciste, me marrëveshjet e arbitrave, që lojtari ka pësuar gjatë gjithë sezonit. “ESPN” në fillim raportoi se rrethi i sulmuesit brazilian i ka sugjeruar atij të largohej nga liga spanjolle, por është vetë lojtari që e ka menduar këtë mundësi në fillim. Kështu ka thënë Florentino Perez, presidenti i Realit, pas një takimi personal që kanë pasur në zyrat e klubit.
Gjithsesi, e vërteta është se Vinicius Jr është shumë i lumtur te Real Madrid dhe i mbështetur nga tifozët e tij, dhe braziliani ka vendosur të luftojë racizmin./h.ll/abcnews.al