Uragani Dorian është dobësuar duke u ulur në kategorinë 3, por gjithsesi autoritetet amerikane paralajmërojnë banorët të qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre. Era ka një shpejtësi prej 209 km/h ndërsa në Bahamas vijojnë reshjet. Stuhia aktualisht ndodhet rreth 160 kilometra në lindje të Floridës.
Pasi shkatërroi Bahamas duke shkaktuar pesë viktima, uragani Dorian, i cili ndodhet ende në arqipelag, është dobësuar duke reduktuar fuqinë e tij të stuhisë në kategorinë 3, me erën që arrin në shpejtësine e 205 kilometrave në orë. Pavarësisht kësaj, uragani përbën ende rrezik dhe banorët janë paralajmëruar të qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre.
Shpejtësia e erës po ulet ndërsa në Bahamas vijojnë reshjet. Uragani gjendet rreth 48 kilometra në verilindje të Friport në ishullin e Grand Bahama, pothuajse 160 kilometra në lindje të Uest Palm Beach, në Florida.
Uraganët klasifikohen sipas një shkalle të përbërë nga pesë kategori. Në kategorinë e parë që është dhe më e ulëta vendosen uraganët ku era arrin një shpejtësi prej 153 km/h, në të dytën erërat kanë nëj shpejtësi prej 177 km/h, në kategorinë e tretë janë uraganët e fortë me erën që arrin deri në 208 km/h, në të katërtën deri në 251 km/h. Kategoria e pestë e klasifikuar si uragan shkatërrues, përfshin stuhitë ku shpejtësia e erës është më shumë se 252 km/h. /ABC News Albania 24/7

