Një operacion i madh anti-drogë, i koduar ‘Ura’, u zhvillu në Shqipëri dhe Itali, ku janë lëshuar 52 urdhër arreste, ku 40 persona janë arrestuar.
Mësohet se kishte 3 grupe që funksiononin për trafikun e drogës, dy në Shqipëri dhe nje ne Itali.
Rrugët që ndiqeshin, ishin nga Turqia dhe Ekuadori.
“Grupi ka pasur 3 nëndarje, dy në shtetin italian ndërsa grupi i tretë, bazën e ka pasur në Durrës, me Visin e Polës. Del edhe një emër tjetër, i cili bën porositjen në zona të Ekuadorit, më pas trafikohej në vende të BE. Ka pasur edhe pagesa cash, 4.5 milionë euro. Janë paguar edhe 500 mijë dollarë, për një ngarkesë 50 kilogramë kokainë. Kishte dy rrugë që përdoreshin, nga Turqia heroina, dhe kokaina nga Ekuadori”, raportoi gazetari Ervin Leka./abcnews.al

