Ura mbi Bunë, Abazoviç: Do lidhë 34 km plazhe, që do të vizitohen nga mijëra turistë

schedule17:21 - 18 Qershor, 2022

schedule 17:21 - 18 Qershor, 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka zbuluar detaje nga projekti për ndërtimin e Urës së Bunës. Ky projekt pritet që të lidhë Ulqinin me Velipojën duk shkurtuar kështu distancën midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Kujtojmë se ky projekt ka sjellë debate në Kuvendin shqiptar, ku opozita është shprehur se do të lihet jashtë vëmendjes bukuritë turistike të Shkodrës.

Plani i Shqipërisë dhe Malit të Zi është që, deri në vitin 2024, së bashku të ndërtojnë një urë mbi lumin Buna, e cila do të lidhë Ulqinin – komunën më jugore të Malit të Zi dhe vendpushimin e Velipojës në Shqipëri.

Ura e gjatë 310 metra do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë, nga 70 kilometra sa janë tani, në vetëm disa sosh. Projekti u prezantua nga kryeministri i Malit të Zi dhe ai i Shqipërisë, Dritan Abazoviq dhe Edi Rama, gjatë samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër.

Ndërtimi i urës mbi Bunë dhe lidhja e dy qendrave të mëdha turistike, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ulqinin dhe për zhvillimin e turizmit, tha për Radion Evropa e Lirë aktivisti civil nga Ulqini, Xhemal Peroviq.

Përveç shkurtimit të ndjeshëm të rrugës mes brigjeve të dy vendeve, Peroviq thekson afrimin e tregjeve turistike të Shqipërisë, Greqisë, Kosovës dhe më gjerë.

 

POSTIMI I PLOTË:

INFORMACION I RI PËR URËN NË BOJANË

Gjatësia totale e urës do të jetë 310m dhe diapazoni midis dy shtyllave mbështetëse do të jetë 139m

Ura do të jetë 17m e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3.75m secila, dy trotuare nga 2m secila dhe dy korsi biçikletash nga 1.25m secila

Ura do të lidhë 34 km plazhe me rërë, të cilat vizitohen nga rreth 530,000 turistë çdo vit.

Distanca aktuale mes Ulqinit dhe Velipojës është 73km, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1km

Data e planifikuar e përfundimit të punimeve është gusht 2024.

SJELLNI POPULLIN BASHKË! PO E BËJMË EKONOMINË TË FORTË! PO NDËRTOJMË MALIN E Zi!