“Update” për arbitrat në inferiore, zhvillohen tre seminare

schedule17:34 - 20 Nëntor, 2019

schedule 17:34 - 20 Nëntor, 2019

Gjykimi në Shqipëri ka përfunduar shpesh nën akuzë. Sektori i Arbitrimit mundohet që të përgatitë sa më mirë arbitrat dhe veç testeve fizike dhe provimeve, shpesh zhvillohen edhe seminare të ndryshme. Së fundmi i është kushtuar rëndësi arbitrave të Kategorisë së Dytë dhe të Tretë. Në seminar kanë qenë edhe vëzhguesit e zonave rajonale, Elbasan, Shkodër dhe Fier.

Synimi ishte që arbitrat e rinj të përditësohen me Rregulloren e Lojës dhe theksi u vu te faullet, prekjet me dorë, bashkëpunimi mes arbitrave dhe pozicionet jashtë loje. Ky seminar u mbajt nga arbitrat e FIFA-s, Eldorian Hamiti, Enea Jorgji dhe Juxhin Xhaja. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe asistentët e tyre.

Krahas arbitrave, u përditësuan me informacione të rëndësishme edhe vëzhguesit, për shumë situata të ndryshme që u ndodhin arbitrave dhe asistentëve të tyre gjatë një ndeshjeje futbolli në kategoritë e përmendura më lartë. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!