Mbrojtësi i talentuar i Leipzig, Dayot Upamecano, nuk ka pranuar të rinovojë me ekipin gjerman dhe largimi i tij, duket i paevitueshëm. Gjithsesi, klubi gjerman nuk do të dëgjojë asnjë ofertë, vetëm nëse paguhet klauzola e tij prej 60 milion eurosh.
Siç raportojnë media të ndryshme, ka një ekip favorit për firmën e mbrojtësit francez. Arsenali është gati të paguajë klauzolën e futbollistit, i cili dhe vetë personalisht është pro një kalimi në Premier League.
Plani i “Topçinjve” për të ardhmen duket i qartë. Arteta menjëherë ka kuptuar se problemet e skuadrës janë në prapavijë dhe në qendër të mbrojtjes, synon të ketë Saliba-Upamecano, dy mbrojtës që premtojnë shumë për të ardhmen./abcnews.al
It’s reported Arsenal have won the race for RB Leipzig defender Dayot Upamecano, who was also a target for Milan, Manchester United and Bayern Munich https://t.co/9sCHmT51Ue #AFC #ACMilan #Arsenal #DieRotenBullen #FCBayern #MUFC pic.twitter.com/3rQalCEXWw
— footballitalia (@footballitalia) June 13, 2020