Disa shtete, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Britaninë kanë ndërprerë fondet për agjencinë e ndihmave pas akuzave se 12 staf të UNRWA-s ishin përfshirë në sulmet e 7 tetorit nga Hamasi në Izraelin jugor.
“Nëse financimi nuk rifillon, UNRWA nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë shërbimet dhe operacionet e saj në të gjithë rajonin, duke përfshirë Gazën, pas fundit të shkurtit”, tha një zëdhënës i agjencisë, shkruan Al Jazeera.
Ndërkaq, BE ka thënë se po shqyrton të ardhmen e pagesave për UNRWA “në dritën e akuzave shumë serioze” të bëra javën e kaluar për përfshirjen e stafit në sulmet e 7 tetorit.
“Komisioni do ta shqyrtojë çështjen në dritën e rezultatit të hetimit të shpallur nga OKB-ja dhe veprimeve që do të ndërmarrë. Komisioni mirëpret informacionin e dhënë nga UNRËA si dhe nisjen e hetimit”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se vendimi nuk ndikon në ndihmën humanitare./abcnews.al