Universiteti “Mesdhetar”, drejtësia kthehet në program të integruar 5-vjeçar

schedule21:31 - 18 Shtator, 2020

schedule 21:31 - 18 Shtator, 2020

Faza e parë e regjistrimeve në shkollat e larta ka përfunduar dhe drejtuesit e Universitetit “Mesdhetar” në Tiranë pohojnë se numri i studentëve ka qenë më i lartë se vitet e shkuara.

“Të dhënat e deritanishme flasin së studentët na kanë preferuar. Preferencat e tyre kanë të bëjnë me emrin e mirë që ne i kemi lënë në botën akademike, në botën universitare këtu në vendin tonë”, shprehet Dekani i Fakultetit të Shkencave Juridike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi.

Ksenofon Krisafi sqaron gjithashtu edhe ndryshimet që do të ketë këtë vit në Fakultetin e Drejtësisë, i cili kthehet në një program të integruar 5 vjeçar.

 “Është i domosdoshëm për formimin e plotë cilësor të studentëve tanë. Ata nuk do të kenë më nevojë të bëjnë dy cikle të shkëputura studimore, por do ta fillojnë do ta mbarojnë atë brenda të njëjtit universitet me të njëjtët profesorë, me të njëjtat programe dhe me të njëjtën filozofi edukimi”, thekson ai.

Ndërkohë më 19 shtator nis faza e dytë e aplikimit dhe maturantët ftohen të zgjedhin online një nga programet e Universitetit Mesdhetar.

“Ne kemi lidhje të fuqishme me faktorin ndërkombëtar, me botën e jashtme ekonomike . Këtë nuk e them si një slogan propagandistik, por sepse në auditorët tona janë të pranishëm pedagogë të shquar nga universitete të tjera në bazë të marrëveshjeve që kemi bërë. Po ashtu pedagogët tanë, nga ana profesionale kanë zhvilluar që doktoraturat e tyre në universitete shumë të mira jashtë dhe sjellin një frymë bashkëkohore në auditorët tona”, tha Krisafi.

Universiteti “Mesdhetar” aktualisht ka 3500 studentë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!