Universiteti i Shkodrës feston 65 vjetorin e krijimit, akademiku Vehbi Hoti vlerësohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

schedule17:40 - 27 Tetor, 2022

schedule 17:40 - 27 Tetor, 2022

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”  festoi 65 vjetorin e krijimit.  Me këtë rast u organizua një ceremoni e posaçme ku morën pjesë pedagogë me kontribut  ndër vite dhe  përfaqësues të universiteteve nga Ballkani.

Dy prej tyre, akademiku Vehbi Hoti u vlerësua me titullin  “Doctor Honoris Causa” ndërsa profesori Dhimitër Dhora me titullin “Professor Emeritus”.

 

Sipas Rektores Suzana Golemi në universitetin e Shkodrës janë diplomuar me shumë se 40 mijë studentë.

Në kuadër të 65- vjetorit të krijimit të tij   u zhvillua  dhe një konferencë ndërkombëtare me temë; “Prespektivat e reja në zhvillimin global, kërkim dhe inovacion”.