Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Universiteti i Malit të Zi pritet t’i heqë titullin e nderit Lajçak pas publikimeve të mesazheve në dosjen Epstein

schedule12:42 - 4 Shkurt, 2026

schedule 12:42 - 4 Shkurt, 2026

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, mund të mbetet pa titullin e nderit që i është dhënë nga Universiteti i Malit të Zi pasi u zbuluan lidhjet e tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

Siç raporton Radiotelevizioni i Malit të Zi, Universiteti i Malit të Zi do të shqyrtojë ndryshime në rregulloret që rregullojnë jo vetëm dhënien, por edhe mundësinë e heqjes së titujve të nderit në rrethana të jashtëzakonshme. Arsyeja është Lajçaku.

Diplomati sllovak në vitin 2019 u nderua me titullin “Doktor Honoris Causa” nga rektori i atëhershëm i Universitetit, Danilo Nikoliç. Në atë kohë, Lajçak ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë.



Universiteti i Malit të Zi e kishte nderuar Lajçakun për, siç ishte deklaruar atëherë, promovimin e vlerave të proceseve demokratike dhe të tolerancës multikulturore, si dhe për kontributin e tij të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtës dhe diplomacisë, forcimin e marrëdhënieve malazezo-sllovake dhe bashkëpunimin ndëruniversitar.

Ndërkohë, Lajçaku përmendet goxha në shënimet dhe dokumentet që lidhen me Jeffrey Epsteinin, nga të cilat, sipas raportimeve, mund të konkludohet se kishin marrëdhënie të afërt.

Lajçaku ka mohuar vazhdimisht çdo lidhje me krimet e Epsteinit, duke deklaruar se nuk ka vizituar kurrë ishullin ku Epstein, së bashku me bashkëpunëtoren kryesore Ghislaine Maxwell, rekrutonte dhe abuzonte seksualisht një numër të madh vajzash, shumë prej të cilave ishin të mitura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!