Universiteti Columbia ka shtyrë një afat kohor në mesnatë për studentët pro-palestinezë për të liruar kampusin, ku ata po protestojnë kundër luftës në Gaza.
“Negociatat kanë ecur dhe po vazhdojnë sipas planit”, njoftoi zyra e presidentit të Universitetit të Nju Jorkut, Minush Shafik, duke mohuar se është kërkuar ndërhyrja e policisë.
“Na quajnë terroristë, na quajnë bandit. Por i vetmi mjet që kemi është zëri ynë”, tha një nga studentët në tubim, raporton Beta-AFP.
Demonstratat pro-palestineze të studentëve në SHBA, të cilat u përhapën në disa universitete, filluan në Universitetin Columbia në Nju Jork.
Lëvizjes studentore dhe demonstratave iu bashkuan disa nga universitetet më prestigjioze në botë, si Harvard, Yale dhe Princeton./abcnews.al