Universiteti i Harvardit do të ketë për herë të parë një presidente afro-amerikane

schedule08:22 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 08:22 - 17 Dhjetor, 2022

Për herë të parë në historinë e tij universiteti më i vjetër në Amerikë, Harvardi do të ketë një afro-amerikane si presidente. Bëhet fjalë për  Claudine Gay, vajzën e emigrantëve nga Haiti.

Gay ishte më parë dekane e Fakultetit të Arteve dhe Shkencave. Ajo do të zëvendësojë Lawrence Bacow i cili njoftoi dorëheqjen e tij në qershor.

Harvardi ka pasur një presidente femër në Drew Faust , por kurrë nuk ka pasur një afro-amerikan të marrë rolin më të rëndësishëm në universitet. Emërimi vjen ndërsa universiteti i SHBA-së po përgatitet për një vendim të rëndësishëm të Gjykatës së Lartë.

Po flasim për politikën e kuotave, sipas së cilës minoritetet e pafavorizuara dhe të diskriminuara marrin një konsideratë të veçantë në hyrjen në shkolla, një temë në të cilën Gay është eksperte.

Për dekanin e studimeve afro-amerikane në Amerikë, Henry Louis Gates Jr, zgjedhja e vajzës së emigrantëve nga Haiti në Nju Jork është historike: “Është një fitore për diversitetin dhe përsosmërinë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!