Universiteti i Harvard e pranon, sulmuesi i Italisë U17 lë futbollin direkt

schedule11:58 - 23 Shkurt, 2021

schedule 11:58 - 23 Shkurt, 2021

Shpesh herë kemi parë adoleshentë që kanë braktisur shkollë për të ndjekur ëndrrën e tyre, futbollin. Mesa duket paska edhe nga ata që bëjnë të kundërtën dhe rasti i Alessandro Arlottit na e konfirmon këtë.

Sulmuesi i Pescara U-18 ka vendosur të largohet nga ekipi për të ndjekur Universitetin e Harvard në SHBA. 18-vjeçari u pranua disa javë më parë në Universitetin e njohur dhe pritet shumë shpejt që të fillojë dhe kurset e para.

 

Edhe pse ishte një nga lojtarët më premtues të ekipit, Arlotti zgjodhi shkollën para futbollit. Gjithashtu, djaloshi ishte dhe pjesë e kombëtareve të moshave tek Italia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!