Universiteti Europian i Tiranës organizon panairin e punës

schedule15:40 - 6 Qershor, 2019

schedule 15:40 - 6 Qershor, 2019

Në kuadër të javës së inovacionit, Universiteti Evropian i Tiranës organizoi Panairin e Punës ku morën pjesë rreth 50 kompani të mëdha nga sektori i inxhinierisë së ndërtimit, energjisë, si dhe fushës së Teknologjisë së Informacionit. Sipas drejtuesve të Universitetit Evropian të Tiranës, kjo është një mundësi e mirë për të gjithë studentët e këtij universiteti që të integrohen në tregun e punës.

Tashmë prej dy vitesh oferta akademike e Universitetit Evropian të Tiranës vjen e zgjeruar në pesë Fakultete. Ky ndryshim është shoqëruar me një sërë risish, ku formati i organizimit të Panairit të Punës është një prej tyre. Ndryshe nga 10-vjeçari i parë tashmë në UET zhvillohen pesë panaire të ndryshme për secilin prej Fakulteteve të tij, të shtrira për gjatë pesë javëve.

Gjatë kësaj jave ishte Dita e Inovacionit në UET, ku Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës ka zhvilluar panairin e punës me rreth 50 kompani që i përkasin sektorit të inxhinierisë së ndërtimit , energjisë, studiove arkitekturore dhe kompani të fokusuara në fushën e Teknologjisë së Informacionit.

Aktivitetet që u zhvilluan gjatë ditës së Inovacionit, krijuan një atmosfere dinamike që nisi me Panairin e Punës, duke vijuar me seksionin “Profil biznesi” e më pas me takimin e Bordit të Tregut të Punës për të shkëmbyer ide e diskutime.

Panairi në UET përfundoi me një bashkëbisedim mes drejtuesve të burimeve njerëzore të disa prej kompanive më të mëdha në vend dhe studentëve e pedagogëve për një debat mbi “Sfidat e Burimeve Njerëzore në sektorin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë në Shqipëri”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!