Universiteti “Epoka”, zgjedhje e parë për rreth 3500 maturantë

schedule16:55 - 3 Shtator, 2021

schedule 16:55 - 3 Shtator, 2021

Universiteti “Epoka” ka hapur regjistrimet për të gjithë kandidatët për studentë të cilët këtë vit akademik e kanë përzgjedhur për të ndjekur studimet e larta.

Rreth 3500 maturante e kishin si zgjedhje te pare Universitetin “Epoka” në formularin A2 të aplikimit ndërsa universiteti ka mbështetur me bursa studimi rreth 70% të tyre.

Fokusi i këtij viti do të jetë tek cilësia e kandidatëve për studentë u shpreh përgjegjës i Departamentit të Drejtësisë Niuton Mulleti.

Këtë vit akademik në Universitetin Epoka do të pranohen rreth 700 studentë të rinj në degët e Inxhinierisë së Ndërtimit, asaj  Kompjuterike, Elektronike, Softuerit, Arkitekturës, Komunikimit Digjital, Ekonomik, Administrim Biznesit, Informatikë ekonomike, financë-bankë, marketing Ndërkombëtar dhe Logjistik, Shkenca Politike e Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Drejtësi.

Përgjegjësi i Zyrës së Pranimeve, Loren Senja, shprehet se regjistrimet vazhdojnë me intensitet të lartë dhe se rreth 60% e të regjistruarve në këto dy ditë të para të regjistrimeve kanë përfituar bursë.

Vendet që mund të mbeten të lira në raundin e parë të regjistrimeve mund të plotësohen në raundin e dytë ku kandidatët për studentë do të kenë mundësi të aplikojnë nga 19 shtatori deri më 21 shtator duke zgjedhur Universitetin “Epoka” si preferencë të parë./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!