Universiteti “Barleti”, është një ndër zgjedhjet që maturantët mund të zgjedhin për të vijuar studimet e tyre në rrugëtimin profesional.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit” zv. dekani Saimir Kristo dhe Decani i Fakultetit të Ekonomisë e Drejytësisë, Mateo Spaho kanë dhënë detaje në lidhje me veçoritë që ka universiteti që ato përfaqësojnë për të ardhmen profesionale të të rinjve.
Kristo ka theksuar se Barleti nuk është vetëm një institucion ku studentët edukohen por mësojnë dhe si të bëhen sipërmarrës.
“Universiteti Barleti ndryshe mund të quhet edhe si sipërmarrje pasi studentët jo vetëm marrin edukim për profesionet pasi arkitektura apo dizajni janë degë që dhe zhvillohen më tej. Ne përpiqemi që student të dijë që këto ti ktheje në sipërmarrje”, ka thënë ai.
Dekani i Fakultetit të Ekonomisë e Drejtësisë, Mateo Spaho në fjalën e tij është se qëllimi i universitetit Barleti është që të përgatisin studentët që të jenë të aftë për të ecur në jetë.
Ai ka theksuar se një tjetër rëndësi e veçantë është ndërhyrja që i bëjnë teorisë me praktikën duke u dhënë mundësi studentëve që të punësohen që në fund të vitit të tretë bachelor.
“Në vendin tonë ka shumë universitete dhe në fund të fundit merret një diplomë, por objektivi është të marrësh një aftësi dhe t’ja dalësh në jetë. Unë jam i ekonomisë dhe theksoj se ka një aspekt për të gjithë ato që zgjedhin financën dhe ekonominë që kanë të bëjnë me lidhje të drejtpërdrejta me eksperiencat. Studentët tanë nuk janë vetëm numra por mundohemi që ti dërgojmë studentët në shumë praktika që të jenë të aftë për të pasur mundësi punësimi”, ka thënë Spaho./abcnews.al