Ndërsa studentet ishin mbledhur në protestë në sheshin para Kryeministrisë, godinat e univerisiteteve funksiononin vetëm punonjësit e administratës. Por bojkoti i auditoreve nga studentët ishte vetëm për universitetet publike.
E hëna e 7 janarit që shënon rinisjen e vitit akademik, i gjeti universitetet publike kështu. Në fakultete mësim nuk zhvillohet, por sekretariatet janë funksionale.
Studentët deklarojnë se është ky fronti i dytë i protestës, bojkoti i auditorëve. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për universitetet private ku mësimi vijon normalisht.
Një muaj nga nisja e protestave, studentët vijojnë me kërkesat e tyre, që në thelb kanë anullimin e Ligjit për arsimin e lartë. /abcnews.al