Universitetet publike, 52%  e studentëve mendojnë se nuk i plotësojnë pritshmëritë

schedule14:57 - 2 Tetor, 2019

schedule 14:57 - 2 Tetor, 2019

Studentët e universiteteve publike në vend shprehen se institucioni i arsimit të lartë ku studiojnë nuk i mbështet në tregun e punës. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë ka publikuar të dhënat e sondazhit kombëtar. Ndërsa ministrja e Arsimit Besa Shahini premton mbështetje për përmirësimin e infrastrukturës.

Universitetet publike në vend nuk i plotësojnë pritshmëritë e studentëve të tyre. Këtë mendim kanë më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në sondazhin kombëtar hartuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Studentët mendojnë se 66% e personelit akademik është kompetent në shpjegimin e leksioneve, ndërkohë që infrastruktura mbështetëse sipas 55% prej tyre është e pamjaftueshme. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini u ndal tek kjo e fundit dhe tregoi planet në vijim.

Sondazhi kombëtar i studentëve u zhvillua nga muaji prill deri në maj të këtij viti.

Nga rreth 89 mijë pyetësorë të shpërndarë në të gjithë universitetet në vend vetëm 31.2% janë plotësuar nga studentët. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!