Universitetet online dhe kafet hapur, Manastirliu shpjegon vendimin

schedule14:30 - 16 Janar, 2021

schedule 14:30 - 16 Janar, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu këtë të shtunë ka deklaruar se vendimi për mësimin online në Universitete është për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid tek moshat e reja.

Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me faktin se pse universitetet vijojnë onlinë ndërkohë që kafet janë të hapur, ajo ka theksuar se ky është një vendim që është marrë në varësi të dinamikës së situatës, dhe në vazhdim pritet që të ketë dhe ndryshime në lidhje me vijimin e mësimit në universitete.

LEXO EDHE: “Universitetet mësim online”, Manastirliu në konferencë: Numri i të shtruarve në spitale është rritur

“Rritja e numrit të rasteve të reja me Covid në grupmoshën e re është një ndër arsyet se pse do të vijojë që mësimi në universitete të vijojë online. Situata patjetër është në ndjekje dhe vendimet do të merren në bazë të saj. Nga të dhënat e deri më tanishme epidemiologjike që ne kemi mësimi do të vijojë që të jetë online. Besoj se dhe universitetet kanë pasur kohën e nevojshme për përgatitjen e platformave online. Vendimi është deri në një urdhër të dytë, deri në një tjetër vlerësim në javën e ardhme për të rivlerësuar vendimet që ne marrim. Fokusi është shëndeti dhe jeta e qytetarëve ne mbi këtë nisemi”,ka thënë Manastirliu

Ndër të tjera ministrja ka theksuar se fushata e vaksinimit është një ndër fokuset kryesore që autoritete kanë në këtë fazë të pandemisë.

LEXO EDHE: Situata Covid, Manastirliu: Nuk ka lehtësim masash, fluturimet me Britaninë të pezulluara deri me 1 shkurt

Ajo ka theksuar se mjekët dhe personat më të rrezikuar janë dhe ndër të parët që do të vaksinohet dhe me ardhjen e dozave të vaksinës Pfizer.

“Sa i përket vaksinimit siç ju jeni në dijeni ne kemi filluar vaksinimin me mjekët dhe infermieret në katër spitalet Covid, do të fillojmë vaksinimin e kombinuar dhe presim mbërritjen e vaksinave nga marrëveshje me Pfizer dhe shpresoj që javën tjetër të kemi një përgjigje nga partnerët e Covax për të mësuar se kur do të vijnë dozat e para. Kemi shpresa se dhe nga kjo platformë ku ne kemi paguar rreth 4 mln dollarë për të vaksinojmë rreth 500 mijë qytetarë.

Shqipëria deri më tani është ka punuar për rreth sigurimin e rreth 800 mijë dozave vaksinimi për qytetarët dhe po vijojnë marrëveshjet për planin tonë të vaksinimit.  Java e tretë e janarit ne shpresojmë që të jetë dhe mbërritja e 10 mijë dozave nga Pfizer. Janë rreth 1000 punonjës në 4 spitalet Covid dhe janë 5 mijë mjekë dhe infermierë në frontin e parë që pritet që të vaksinohen.

Të moshuarit janë kategoria tjetër në vëmendje ato në shtëpinë e kujdesit dhe të moshuarit mbi moshën 75 vjeç. Nuk do të ketë vetëm një qendër vaksinimi që deri më tani është arena ndërkombëtare por do të kemi dhe qendra të tjera në qytete të tjera të vendit”, ka thënë ajo./abcnews.al