United ofron 50 milion € për kampionin e Realit, refuzim kategorik nga Perez

schedule16:36 - 17 Qershor, 2021

schedule 16:36 - 17 Qershor, 2021

Manchester United nuk heq dorë nga Raphaël Varane, i cili është objektivi i madh për qendrën e mbrojtjes. Lojtari francez ka vendosur të largohet nga Real Madrid, me të cilët edhe një vit kontratë.

Mediat angleze raportojnë se Florentino Perez ka refuzuar ofertën e parë prej 50 milion eurosh nga “Djajtë e Kuq”. Presidenti i Realit kërkon 30 milion euro më shumë për të lënë të lirë 28-vjeçarin.

 

Raphaël Varane

United e konsideron të lartë kërkesën prej 80 milion eurosh, por vazhdon bisedimet me “Los Blancos” dhe, pavarësisht se ka diferencë të madhe mes ofertës dhe kërkesës, optimizmi për gjetjen e akordit nuk mungon.

Ndërkohë, kampioni i botës me Francën ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në “Old Trafford”. United është ekipi për të cilin bënte tifozllëk kur ishte i vogël, teksa idhull kishte mbrojtësin Rio Ferdinand. /abcnews.al