United “ndahet” nga Ferguson/ Fiton shumë si ambasador, “divorci” zyrtraizohet në fund të sezonit

schedule12:40 - 16 Tetor, 2024

schedule 12:40 - 16 Tetor, 2024

Mançester Junajtid do të ndahet përfundimisht nga Aleks Ferguson. “Legjenda” e pankinës mbante rolin e amabasadorit për “Djajtë e Kuq”, ndërsa është prgur nga reforma për uljen e shpenzimeve në klub.

Historinë e tij askush nuk mund ta fshijë. Edhe vendin në tribunën e nderit në “Old Traford” do ta ketë gjithmonë, por Manchester United dhe Sir Aleks Ferguson do të ndahen zyrtarisht në fund të këtij sezoni.

Reforma në klub për të ulur shpenzimet ka prekur edhe legjendën e “Djajve të Kuq”, I cili pas largimit nga pankina në vitin 2013 kishte rolin e ambasadorit global të klubit, me një pagë prej 2.5 milion paund në vit.

Kontrata që përfundon në 30 qershor nuk do të rinovohet, ndërsa sipas mediave angleze Manchester United dhe 82 vjeçari e kanë marrë këtë vendim në mënyrë “miqësore”. Po ashtu, klubi ka dashur të saktësojë se Sir Aleks do të jetë gjithmonë i mirëpritur në stadium. Ferguson është trajneri më fitues dhe më jetëgjatë në historinë e “Djajve të Kuq”.

Ai mori drejtimin e skuadrës në vitin 1986 dhe qëndroi në pankinë për 27 vjet, duke fituar gjithçka të mundëshme. Me Sir Alex Ferguson, Manchester United numëron 37 trofe, mes tyre 13 në Premier League, 2 Champions, 1 Superkupë të Europës, 1 Kupë Interkontinentale dhe 1 Botëror për Klube.

Edhe pas largimit nga pankina, skocezi ishte një nga zërat më me influencë në vendimarrjet e klubit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!