Kingsley Coman është pjesë e Bayern Munchen prej vitit 2015. Gjatë kësaj periudhe ka fituar gjithçka me rekordmenët gjermanë, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2023.
Sulmuesi i majtë nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të provuar një aventurë të re, teksa ka interesim konkret nga Premier League për shërbimet e tij.
Bild raporton se Manchester United po përgatit një ofertë për Bayern Munchen, me synim transferimin e 24-vjeçarit në “Old Trafford”.
“Djajtë e Kuq” kanë gati edhe një ofertë tunduese për lojtarin francez. Coman perfiton rreth 10 milion euro në sezon te Bayerni, ndërsa United i ofron 15 milion euro në sezon. /abcnews.al