Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

United “kokëulur”, “djajtë” japin 70 milionë euro për Hojlund

schedule16:36 - 30 Korrik, 2023

schedule 16:36 - 30 Korrik, 2023

Fillimisht u raportua se “hoqën dorë” nga kartoni i Hojlund, por mesa duket nuk është kështu dhe “djatjë e kuq” të Manchester United, të cilët “kokëulur”, kanë vendosur të rrisin ofertën e tyre në shumën e 70 milionë eurove, duke iu përshtatur kështu, kushteve të italianëve të Atalanta-s.

Këta të fundit prej kohësh kanë vënë shifrën 70 milionë euro, si kusht kryesor për sigurimin e shërbimeve të talentit 20-vjeçar të sulmit, Rasmus Hojlund dhe sipas raportimeve më të fundit, United do t’i afrohet asaj shifre.

Në krahun tjetër, “djajtë” e United prej disa javësh tashmë kanë arritur akordin personal me lojtarin, të cilit i kanë ofruar një kontratë 5-vjeçare, duke plotësuar kështu një nga kërkesat primare të vetë “vikingut” dhe tanimë pritet vetëm zyrtarizimi, i cili sipas raportimeve të tabloidëve britanikë do të ndodhë fillimin e javës së ardhshme. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!