Pas largimit gjatë merkatos së dimrit në huazim nga Bayern Munich drejt Manchester United, sezoni nuk mund të kishte mbyllje më të dhimbshme për mesfushorin Marcel Sabitzer, me austriakun që ka pësuar një dëmtim në gju dhe ende nuk dihet kur mund të rikthehet në fushën e lojës.
Mirëpo, pavarësisht dëmtimit dhe kohës së rikuperimit, sipas mediave gjermane “arkitekti” austriak i mesfushës mund të vazhdojë karrierën e tij në Premier League, me “djajtë” e Manchester United që duan ta mbajnë Sabitzer në “Old Trafford”.
Duke parë interesimin e “djajve”, Bayern Munich i ka vendosur dhe “çmimin” Sabitzer, me “bavarezët” që nuk pranojnë më pak se 24 milionë euro për të bërë të mundur kalimin në mënyrë përfundimtare të austriakut në Premier League. /i.m /abcnews.al