United kërkon shërbimet e tij, Maddison: Leicester, shtëpia ime!

schedule16:04 - 22 Shtator, 2019

schedule 16:04 - 22 Shtator, 2019

James Maddison është futbollisti më i përfolur i momentit në Angli, pasi po kalon një moment fantastik në karrierën e tij. Ylli i Leicester City bëri një sezon të shkëlqyer edicionin e shkuar, si dhe e ka nisur këtë sezon të ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në takimin e djeshëm përballë Tottenham Hotspur, numri 10 i Leicester shënoi një supergol në minutën e 85’, për t’i dhënë fitoren “Dhelprave”. Pas ndeshjes, Maddison u pyet në lidhje me të ardhmen e tij, pasi po flitet për një kalim te Manchester United në janar.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për Leicester City. Ky klub më besoi dhe më dha mundësinë të kaloj nga Championship në Premier League. Jam 22-vjeç dhe të ardhmes nuk i dihet, por për momentin flas me gjithë bindje: Leicester është shtëpia ime!”