Manchester United pa frikë mund të quhet skuadra e “fiksuar” pas lojtarëve të Ajax. Kjo edhe për shkak të trajnerit Erik ten Hag, i cili në sezonin e fundit ishte në krye të skuadrës holandeze.
“Djajtë” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga transferimi i Lisandro Martinez, teksa sipas “Daily Mail” raportohet se klubi anglez ka përmirësuar ndjeshëm ofertën për të siguruar shërbimet e lojtarit.
Bëhet fjalë për një ofertë prej 43 milionë funtesh, 5 milionë më shumë se oferta e kaluar. Për Martinezin interesim ka shprehur edhe Arsenali, por duket se klubi nga “Old Trafford” është më afër tij. /f.a/abcnews.al