Manchester United e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon. Të besuarit e Solskjaer-it i kanë zhgënjuer tifozat e tyre duke u renditur në vendin e 12 me vetëm 9 pikë në 8 ndeshje.
Që nga largimi i dy sulmuesve Alexis Sanchez dhe Romelu Lukaku drejt Interit sulmi i ‘djajve të kuq’ ka shënuar vetëm 5 gola. Me Rashford, Martial dhe 18-vjeçarin Greenwood sulmi nuk ka funksionuar.
Drejtuesit e klubit i kanë sytë nga merkatoja e janarit ku si një nga objektivat kyesore cilësohet sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic. Kroati këtë sezon nën drejtimin e Sarri-t nuk ka luajtur qoftë për një minutë. Ai po e mendon seriozisht largimin dhe United duket se do të jetë destinacioni i tij i rradhës. /abcnews.al