Manchester United ka hedhur sytë drejt Serie A. Reparti që duhet përforcuar menjëherë është ai i sulmit dhe Ole Gunnar Solskjaer ka dy dëshira. Daily Telegraph raporton se Mario Mandzukic dhe Krzysztof Piatek po monitorohen me kujdes.
Kroati është një dëshirë e kahershme e United. Sarri ia ka bërë të qartë se nuk e ka në plane për të ardhmen dhe nënkampioni i botës po pret me padurim merkaton e janarit.
Piatek është alternativa tjetër. Sulmuesi i Milanit nuk e ka nisur mirë sezonin e ri dhe numëron vetëm dy gola të shënuar nga pika e penalltisë. Gjithsesi, “Djajtë e kuq” e pëlqejnë shumë polakun e Milanit dhe duhet të zgjedhin midis tij dhe Mandzukic. /abcnews.al