Manchester United ka zgjedhur zëvendësuesin e Paul Pogba, e ardhmja e të cilit është e ndarë mes Real Madrid dhe Juventusit. “Djajtë e Kuq” e kanë gjetur pasuesin e francezit në Serie A dhe janë gati të shpenzojnë shumë para për të.
The Sun raporton se ai është Sergej Milinkovic-Savic, mesfushori i Lazios. 25-vjeçari ka qenë ndër më të mirët e skuadrës së Inzaghit dhe klubi anglez ka deleguar agjentin Fali Ramadani të merret me këtë operacion.
United ka gati një ofertë që shkon deri në 90 milion euro (75+15 në formë bonusesh). Presidenti i Lazios, Lotito kërkon minimalisht 100 milion euro për ta lënë të lirë lojtarin serb, por oferta e parë e anglezëve mjafton për të nisur negociatat. /abcnews.al