Pavarësisht kërkesës së “bergamaskëve” të Atalanta, për të shitur kartonin e “bomberit”, Rasmus Hojlund për 85 milionë euro, duket se “djajtë e kuq” të Manchester United nuk janë dorëzuar dhe tashmë kanë paraqitur një ofertë të re.
Bëhet fjalë për një “paketë” 60 milionë euroshe, e ndarë në 50 milionë euro bazë plus 10 të tjera në formën e bonusit, mirëpo ndryshe nga ditët e kaluara, Atalanta nuk kërkon më 85 milionë euro, por është e kënaqur me 70 milionë euro për ta lënë talentin 20-vjeçar të sulmit të largohet.
Ndërkaq, në rast se negociatat me United për transferimin e Hojlund dështojnë, në “pole position” për të siguruar danezin janë dhe “gjigandët” francezë të PSG, të cilët ndryshe nga United janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga italianët. /i.m /abcnews.al

