Nicolo Barella ishte një nga yjet më të mëdhenj të Europianit dhe shkëlqeu me Interin gjithë sezonin e shkuar. Duke parë paraqitjet e tij në këtë sezon, 24-vjeçari u bë shpejt shënjestër e disa klubeve të mëdha, më të përfolurit Manchester United dhe Liverpool.
Por Interi e ka mbyllur menjëherë rrugën e daljes së mesfushorit dhe nuk ka në plan ta shesë për asnjë çmim Barellan. Kështu informon gazetari Fabrizio Romano, që shton se nuk ka negociata mes Interit dhe klubeve të lartpërmendur.
Shitja e Hakimit te PSG mjafton për të mbajtur në kontroll bilancet e Interit dhe zikaltërit nuk kanë në mend të shesin më yje të tjerë. Të njëjtin qëndrim si me Barellan klubi ka mbajtur edhe për sulmuesin kryesor të ekipit, Romelu Lukaku. /abcnews.al