Situata te Manchester United nuk është aspak e mirë. Kriza e madhe e viteve të fundit dhe mungesa e rezultateve e kanë lodhur një prej pronarëve të klubit. Malcom Glazer, manjati amerikan që bleu “Djajtë e Kuq” në vitin 2004, u la pas vdekjes 90% të aksioneve gjashtë djemve të tij.
Kevin është një prej tyre dhe The Sun zbulon si ai është gati t’i shesë aksionet e veta. Ato llogariten rreth 300 milionë euro. Kriza e ekipit dhe rënia e fitimeve janë shkaqet që shtyjnë Kevin Glazer të ndërmarrë këtë veprim.
Diçka e ngjashme ndodhi edhe me Chevrolet, një nga sponsorët më të mëdhenj të United. Kompania amerikane theksoi se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me gjigantin anglez në të ardhmen. /abcnews.al