Manchester United këtë fillim sezoni e ka nisur mes shumë problemesh. Në verë u kërkua një lojtar krahu dhe në shënjestër ishte Sancho, por në fund nuk arriti ta marrë nga Borussia Dortmund për shkak të çmimit të tij të kripur.
Nga Spanja raportohet se në janar do të tentohet një blerje “low cost” dhe i zgjedhuri nga Solskjaer është Adnan Januzaj. Talenti shqiptar, që ka zgjedhur kombëtaren e Belgjikës e ka rritur performancën dhe United dëshiron ta rikthejë pas shitjes së tij në vitin 2017 te Real Sociedad.
25-vjeçari ka shënuar dy gola në gjashtë ndeshjet e La Liga këtë edicion me ekipin bask, teksa vetëm dy i ka nisur si titullar. Për ta bërë të tijin, Don Balon raporton se United duhet të paguajë 35 milionë euro. Para tre vitesh e shiti 8.5 milionë. /abcnews.al