United blindon një titullar, zyrtarisht “djall” deri në vitin 2023

schedule12:19 - 6 Korrik, 2020

schedule 12:19 - 6 Korrik, 2020

Nemanja Matic mbetet te Manchester United, edhe pse në të shkuarën ka pasur zëra për një largim tijin. Mesfushori serb, i cili iu bashkua “Djajve të Kuq” në verën e vitit 2017, ka nënshkruar një kontratë të re që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023.

“Jam i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi të madh. Si lojtar kam akoma shumë për të dhënë dhe për të arritur në karrierë. Ta bëj diçka të tillë me Manchester united është një nder i madh”, tha fillimisht Matic, i cili numëron 114 ndeshje me Manchester United.

Më tej ai shtoi: “Është emocionuese të jesh pjesë e këtij ekipi. Kemi një balancë të mirë, me lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Gjithashtu ka një harmoni të madhe brenda grupit.

Kjo është një nga pikat kyçe pse po luajmë mirë këtë sezon. Do luftojmë ta mbyllim sezonin sa më mirë dhe të bëjmë krenarë mbështetësit tanë fantastikë”. Matic është 31 vjeç dhe këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje si titullar në kampionat.

Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, tha: “Jam i kënaqur që Nemanja ka nënshkruar një kontratë të re. E di që përvoja e tij, profesionalizmi dhe udhëheqja e tij do të jenë shumë të vlefshme për këtë grup të ri e të talentuar.

Kemi forcë të madhe në mesfushë dhe kontribut të rëndësishëm ka edhe Nemanja. Ai ka qenë këtu prej tre sezonesh dhe e di çfarë do të thotë të luash për Manchester United. Ai ka ende ambicie dhe është i vendosur të jetë i rëndësishëm për ne, teksa mundohemi të arrijmë objektivat e klubit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!