Nëse keni planifikuar të udhëtoni nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas kontaktoni agjencitë ku keni prerë biletën dhe kompanitë ajrore e njihuni me statusin e fluturimit. Në këtë mënyrë mund të evitoni pritjet e gjata në aeroport. Apeli vjen nga Autoriteti i Aviacionit Civil i cili thotë se të premten nga ora 13.00 deri në 17.00
Unionet e kontrollorëve të trafikut ajror në Itali janë në grevë. Si pasojë e saj në disa aeroporte të Italisë pritet të ketë vonesa dhe anullime fluturimesh. /abcnews.al