Unifikim i diplomave/ Marrëveshja mes dy universiteteve, studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, si në Vjenë

schedule15:33 - 25 Prill, 2024

schedule 15:33 - 25 Prill, 2024

Brenda 5 viteve të ardhshme universiteti bujqësor i Tiranës do t’i nënshtrohet një transformimi që përfshin programet e studimit dhe kurrikulën, të cilat do të përshtaten me atë të universitetit BOKU te Vjenës. Studentët do të marrin diploma të njejta me atë të universitetit të Vjenës, të cilat njihen në çdo treg pune të Europës. Gjithashtu profesorë nga universiteti BOKU do të bëhen pjesë e stafit akademik të universitetit bujqësor.

 “UBT do shndërrohet në miniaturë në një BOKU të vogël në Tiranë.”

Ky bashkëpunim i jep diplomës së UBT një tjetër peshë. Ajo do të ketë të njëjtën vlerë me atë të universitetit të Vjenës, e cila njihet në cdo vend të Europës.

“Kemi rënë dakord që minimalisht rreth 10 diploma Master do të jenë të përbashkëta me universitetin e BOKU. Që do të thotë një i ri shqiptar, nuk ka më nevojë të aplikojë për te shkuar në Europë, për një edukim më të mirë, por një student shqiptar nëpermjet këtij programi, këto diploma duale, do të marrë një diplomë te UBT dhe një diplomë te BOKU dhe e kunderta një i ri austriak.”

Programet Master do të ofrohen të gjitha në gjuhën angleze.

“Te shnderrohet në qender rajonale të ekslencës. Që të mos jetë vetëm për studentët tanë, por për të gjithë studentët e rajonit.”

Reformimi pritet të sjellë jo vetëm shkëmbime studentësh, por edhe pedagogesh

“Një shkëmbim të thelle të profesorëve austriakë dhe studentëve. Ne të kemi këtu funksionimi normal sipas standardeve.”

Vitet e fundit universiteti është përballur me mungesa të studentëve, ndërsa shumë degë kanë rrezikuar mbylljen.

“Hezitimi i të rinjve për të mos zgjedhur Bujqësorin sepse konsiderohet një sektor jo shumë i preferuar për të rinjtë dhe une deri diku i jap të drejtë.”

Qëllimi është që pas implementimit të reformës të rinjtë shqiptarë të kthejnë sytë nga universiteti bujqësor.

” Tregu i punës për këto profesione është i garantuar. Kjo diplomë ka qenë e njohur, por tani do njihet e sigurt në të gjithë tregun europian.”

Rektori Fatbardh Sallaku pranon se nevoja për të ndryshuar universitetin bujqësor është emergjente, pasi aktualisht nuk po plotëson nevojat e tregut të punës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!