UNICEF në raportin e fundit: Një në tre fëmijë i pa ushqyer ose obez

schedule11:52 - 15 Tetor, 2019

schedule 11:52 - 15 Tetor, 2019

Sipas raportit më të fumdit të Unocef, një fëmijë në tri, nën moshën 5 vjeç është i paushqyer ose obez. Të dhënat flasin për 149 milion fëmijë me vonesa në rritje, shumë të shkurtër për moshën e tyre, ndërsa 50 milion janë shumë të dobët për gjatësinë e tyre.

Të paktën një fëmijë në tre nën moshën 5 vjec është i paushqyer ose obez. Të dhënat dalin nga një raport i ri i Unicef “Kushtet e fëmijëve në botë 2019”.

Të dhënat flasin për 149 milion fëmijë me vonesa në rritje, shumë të shkurtër për moshën e tyre, ndërsa 50 milion janë shumë të dobët për gjatësinë e tyre. Rreth 40 milion mbi 5 vjeç janë mbi peshë ndërsa dy në tre nën 2 vjeç nuk marrin ushqime që mbështesin rritjen.

Këta të fundit rrezikohen nga një zhvillim i dobët cerebral, aftësi të pakët në të mësuar, imunitet të dobët, prekje nga ineksionet dhe në disa raste dhe nga vdekja.

Në europën lindore dhe Azinë qendrore një fëmijë në shtatë është mbipeshë dhe që nga viti 2000 përqindja e tyre është dyfishuar.

Raporti ndër të tjera konfirmon se shkatërrimet që lidhen me ndryshimet klimatike shkaktojnë dhe kriza ushqyese. Thatësia për shembull është përgjegjëse për 80% të dëmeve në agrokulturë, me pasoja dramatike për llojin e ushqimit të fëmijëve por dhe në cilësi dhe çmim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!