UNFPA: Shqipëria ndër shtetet me rënie të lartë të numrit të lindjeve

schedule16:05 - 17 Tetor, 2018

schedule 16:05 - 17 Tetor, 2018

Shqipëria renditet ndër shtetet që për vite me radhë ka pësuar rënie të normës së lindshmërisë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në raportin e fundit të saj vë në dukje se popullsia në vendin tonë ka rënë me mbi 50 % krahasuar me 60 vite më parë. Ndërkohë që paralajmëron qeverinë për rënie të mëtejshme nëse nuk ndërmerren politika sociale nxitëse.

Të rinjtë po krijojnë familje në moshë më të madhe dhe po priren të kenë më pak fëmijë. Në Shqipëri një grua lind fëmijën e parë mesatarisht rreth moshës 25 vjeçe, ndërkohë që shpesh mjaftohet vetëm me të. Kjo ka bërë që lindjet të bien nën nivelin e zëvendësimit dhe sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara popullsia të tkurret me gati 50% krahasuar me vitet ‘60.

Bello: Tendencat e fertilitetit në botë kanë rënë me më shumë se 50%, duke e krahasuar me vitet ‘60. Edhe në Shqipëri ka rënë nga rreth 6 fëmijë për grua në rreth 1.5 fëmijë për grua.

Fertiliteti është më i ulët në vendet më të zhvilluara dhe tek gratë më të arsimuara vë në dukje Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë. Në raportin e fundit UNFPA tërheq vëmendjen e qeverive për me tepër politika sociale.

Ibrahimaj: Nëse institucionet sociale do të mbeten mbrapa për nxitjen e emnacipimit të gruas në kontekstin e ngarkimit të detyrave të saj më shumë se burrat, atëherë ne do ndjekim tendencën e vendeve si Italia, ku gratë kanë dyfishin e punës së burrave. Kjo në gjithë Mesdheun dhe numri i lindjeve do vazhdojë të reduktohet

Byrazeri: Një nsimë e tillë që targeton dhe foksuan çiftete e reja për të krijuar lehtësira në banesa është një terren i përshtatshëm për nje jetë të re të shëndetshme.

Një tjetër sugjerim vjen për nisma që nxisin arsimimin si dhe përfshirjen e edukatës seksuale në kurrikulat shkollore, pasi sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara të Popullsisë në të gjithë botën rreth 99 milionë gra mbeten shtatzënë në mënyrë të pavullnetshme, ndërkohe që 300 mijë humbin jetën gjatë lindjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!