UNECSO: Gazetaret femra më të prekura nga sulmet në rrjetet sociale

schedule12:56 - 1 Maj, 2021

schedule 12:56 - 1 Maj, 2021

Dhuna në mediat sociale ndaj gazetareve femra është  rritur “ndjeshëm” pasi një shumicë e tyre kanë përjetuar, kërcënime dhe abuzime gjatë kryerjes së detyrës, sipas një raporti nga UNESCO.

Raporti nga UNESCO dhe  nga Qendra Ndërkombëtare për Gazetarë anketoi më shumë se 900 gazetare femra nga 125 vende dhe zbuloi se gati tre të katërtat e tyre kishin përjetuar sulme në mediat sociale. Studimi, i botuar të premten, gjithashtu analizoi 2.5 milion postime në mediat sociale.

Një e katërta e të anketuarve thanë se ishin kërcënuar fizikisht. Sipas raportit, gazetaret femra me ngjyrë, autoktone, hebre dhe arabe janë më të prekura nga kërcënimet në mediat sociale. Korrespondentja e  Al Jazeera, Hiba Morgan, e cila ka raportuar konfliktet në të gjithë Afrikën, tha se merr vazhdimisht kërcënime dhe abuzime në media sociale si rezultat i raportimit të saj.

Niveli në rritje i dhunës në medias sociale është i lidhur gjithashtu me rritjen e dezinformimit, sipas raportit, duke sjellë pasoja të tmerrshme në shëndetin mendor dhe lirinë e shprehjes së gazetarëve.

Pothuajse një e treta e grave të anketuara  thanë se kishin probleme me shëndetin mendor pas kërcënimeve, dhe disa raportuan se kishin përjetuar çrregullime të stresit post-traumatik./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!