“Unë thash PO pa u ndjerë fare”, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzojnë dashurinë në martesë

schedule20:02 - 26 Janar, 2020

schedule 20:02 - 26 Janar, 2020

Klea Huta dhe Elgit Doda kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Nga fotot e publikuara nga çifti në profilet e tyre në instagram vendndodhja e tyre është në Agafay Désert Marrakech.

E konfirmuar nga vetë Elgiti është se ai tha PO.

Me frazën: “Unë thash po”, Elgiti ka zgjedhur të shoqërojë të vetmen foto që ka publikuar.

Po ashtu edhe e fejuara e tij, tashmë bashkëshortja Klea Huta ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto ku shihet e veshur nuse.

Nuk kanë munguar urimet e shumta për çiftin në të cilin nuk ka munguar edhe urimi i Jonida Maliqit e cila uron për lumturi përgjithmonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!