Zlatan Ibrahimovic përbën lajm në çdo moment. Tashmë sulmuesi suedez ka edhe një statujë në Malmo, ku edhe dje ka qenë për ta përuruar. Sigurisht nuk mund t’u shmangej mediave dhe ka folur. Stili është ai i zakonshmi, fundja jo më kot ai jeton në planetin Zlatan.
I pyetur për një ribashkim me trajneri Carlo Ancelotti, me të cilin ka punuar te PSG, te Napoli, ai ka deklaruar: “Carlo është njeri dhe trajneri madh. Nuk do ta kisha problem të luaja në Itali”. Sulmuesi i Los Angeles Galaxy nuk ndalet me kaq: “Do të bëja shumë më mirë se ata që janë atje”.
Ibra në të shkuarën është lidhur me një kalim te Napoli, por sulmuesi zgjodhi të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fjalët e tij me siguri janë për “show” dhe suedezi e ka treguar se është shumë i mirë edhe në këtë pjesë dhe jo vetëm në fushë. /abcnews.al