Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, para ndeshjes me Parmën ka dalë në konferencë për shtyp dhe i është përgjigjur gazetarëve. Ai ka analizuar kundërshtarin e radhës, ka folu për modulin e lojës me tre sulmues, si dhe për rivalitetin me Interin, që Sarri thekson se nuk e ka frikë dhe se kjo fjalë nuk është e duhura të përdoret në futboll.
KUNDËRSHTARI – “Parma është një ekip i mirë, me lojtarë të përgatitur fizikisht dhe me sulmues të fortë. Pozicioni i tyre në tabelë është befasi jo krejtësisht. Nuk duhet harruar se janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm dhe rezultatet më të mira i kanë marrë në ndeshjet jashtë. Duhet të mos ua lejojmë ato situata që ata presin gjatë ndeshjes”, shprehet Sarri.
SKEMA ME TRE SULMUES – Nëse do të luajnë se bashku Cristiano Ronalo, Higuain dhe Dybala, trajneri italian shton: “Do të shohim si do të shkojnë të gjithë dhe pastaj do të vendosim. Nuk është për shkak se jemi në Serie A, shumë herë nuk do ta përdorja edhe në Premier League atë sistem. Varet nga ekuilibri i ekipit dhe nga lloji i ndeshjes që doni të bëni në një ndeshje të caktuar.
Vetëm Higuain ka një pozicion fiks, kurse dy të tjerët janë instiktivë dhe sjellin shumë kualitet në çdo pozicion që marrin. Dybala është paraqitur mirë, sikurse të gjithë të tjerët. Të jem i qartë, kur Ronaldo dhe Dybala janë të dy në lojë njëkohësisht, duhet të marrim masa për sektorët e tjerë në fushë”.
FRIKË PREJ INTERIT – Sarri është pyetur nëse i trembet Interit, që së fundmi afroi Ashley Young dhe po tenton të marrë edhe Giroud dhe Eriksen. “Frika është fjalë e madhe. Është thjesht sport. Unë nuk ndjek se çfarë ne po bëjmë në merkato, e jo më se çfarë bën Interi.
Jemi të vetëdijshëm që mund të jemi zot të udhëtimit tonë dhe kjo është ajo çfarë ka rëndësi. Gjëja më e keqe në futboll është të përpiqesh të bësh llogari ku mund të marrësh pikë ose ku mund të lësh. T’i marrim ndeshjet një e nga një”, u shpreh trajneri i Juventusit para mediave. /abcnews.al